Site icon Telegrafi

Dortmundin e kaplon ‘mallkimi’, infermieria numëron nëntë futbollistë të lënduar

Borussia Dortmund është duke vuajtur nga lëndimet e shumta në skuadër.

Skuadra gjermane po vuan nga lëndimet këtë sezon dhe tani ka afërisht një skuadër të pa-disponuar për lojë, pasi nëntë futbollistë janë të lënduar.

Trajneri Thomas Thuchel ka kokë-dhimbje për repartin e mbrojtjes dhe mesfushës, ndërsa me sulmin qëndron më mirë pas rikthimit të Marco Reus.

Lexo po ashtu Reus: Ndihem 100 për qind ndryshe pas rikthimit nga lëndimi

Kështu, në vijën e fundit, Dortmundit i mungojnë mbrojtësit Marc Bartra, Lukasz Piszczek, Neven Subotic, Sokratis Papastathopoulas dhe Erik Durm.

Ndërsa, në mesfushë, trajnerit Tuchel do t’i duhet të bëj pa futbollistët: Sebastian Rode, Nuri Sahin, Raphael Guerreiro dhe Gonzalo Castro. /Telegrafi/

Exit mobile version