Site icon Telegrafi

Dortmundi i vendosur të arrijë marrëveshje me Mourinhon

Borussia Dortmundi po planifikon që ta shkarkojë Lucien Favren para afatit kalimtar të janarit.

Skuadra gjermane aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në Bundesligë, derisa ishte mposhtur 4-0 nga Bayern Munichu para ndeshjeve ndërkombëtare.

Sipas France Football, Dortmundi dëshiron që ta shkarkojë Favren dhe në vend të tij të vije Jose Mourinho.

Lucien Favre ( Foto: Getty Images)

Strategu portugez është aktualisht i papunë, pasi në dhjetorin e vitit të kaluar ishte shkarkuar nga Manchester United.

Mourinho ka bërë me dije se dëshiron të rikthehet sa më shpejtë në futboll dhe destinacioni i tij i preferuar mbetet Anglia.

Lexo po ashtu Mourinho thuhet se ka darkuar me drejtorin sportiv të Arsenalit - marrëveshja afër të arrihet

Portugezi lidhet me një kalim te Arsenali ose Tottenham Hotspuri, por ende nuk ka ndonjë bisedim konkret.

Dortmundi shpreson që ta bind Mourinhon të kalojë në Gjermani dhe t’i drejtojë ata në triumfin e ligës gjermane dhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version