Site icon Telegrafi

Dortmund – PSG, formacionet e mundshme të përballjes në Ligën e Kampionëve

Borussia Dortmundi dhe Paris Saint-Germain, do të jetë përballja tjetër  në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane do të jetë nikoqir i parisienëve në ndeshjen që fillon në ora 21:00 në ‘Signal Iduna Park’.

‘Milionerët’ për këtë takim nuk mund të llogarisin në lojtarët si, Julian Brandt dhe Marcos Reus, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, francezët do jenë pa lojtarët si, Adil Aouchiche, Colin Dagba, Abdou Diallo, që janë po ashtu të lënduar, derisa Leandro Parades nuk është ftuar nga Thomas Tuchel.

Formacioni i mundshëm i Dortmundit: Burki; Piszczek, Akanji, Hummels; Hakimi, Can, Witsel, Guerreiro; Sancho, Haaland, Hazard.

Formacioni i mundshëm i PSG-s: Navas; Meunier, Marquinhos, Silva, Bernat; Di Maria, Gueye, Verratti, Neymar; Icardi, Mbappe. /Telegrafi/

Exit mobile version