Site icon Telegrafi

Dorëzohet aparati i bilirubinës në Klinikën e Neonatologjisë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me partnerin Raiffeisen Bank në Kosovë sot bënë dorëzimin e pajisjes ‘Bilirubinometria transkutane’ në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën e Neonatologjisë.

Bilirubinometria transakute është pajisje mjekësore e cila përcakton vlerat e bilirubinës tek foshnjat, me të cilën pastaj mundësohet parandalimi i pasojave të hyperbilirubinisë me kosto më te ulët, shpejt, pa dhimbje dhe pa mundësi infeksionesh.

Hyperbilirubinemia është një nga patologjitë më të shpeshta tek foshnjat e cila në rast të mos-diagnostikimit dhe trajtimit mund të shkaktoj deri tek mosfunksionimi i trurit.

“Jemi të lumtur që po bëhemi me këtë pajisje për Klinikën Neonatologjike pasi që metoda e cila përdoret tani për përcaktimin e vlerave të bilirubinës bëhet me anë të gjakut e cila është metodë invasive dhe shpesh e dhimbshme për foshnjën. Me anë të kësaj metode të mëhershme mund të barten infeksione nga foshnja në foshnje, poashtu. Andaj ardhja e këtij donacioni sot që mundëson metodë më të avancuar dhe shpejt të matjes së bilirubinës është më se e mirëseardhur,” është shprehur Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version