Please enter at least 3 characters.

Dorëzohet anakonda gjigante: Pasi e gëlltiti të gjithë lopën, u detyrua ta “villte” (Video)

2017/06/cow-620086.jpg

Janë publikuar disa pamje në të cilat shihet se si një anakonda gjigante detyrohet të “villte” një lopë të tërë, pasi “pranon humbjen” gjatë një beteje epike me viktimën e saj.

Siç edhe mund të shihet në video, përcjell Telegrafi, pamjet fillojnë duke treguar zvarranikun e madh që rrotullohet në një pellg të cekët, i gjendur në një siklet ekstrem.

Në këtë shfaqje të parë shumë rrallë, shihet trupi i lopës së ngordhur që shtrihet mbi ujë.

Ndërkaq, qartë i lodhur nga përpjekja, zvarraniku i madh qëndron i palëvizshëm afër gjallesës së ngordhur. /Telegrafi/