Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka zbulon se ai u kthye në dhomën e zhveshjes para gjuajtjes së penalltive për t’u përgatitur me trajnerin e portierëve.
Gigio u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren e PSG-në ndaj Liverpool mbrëmë, pasi priti dy penallti, duke lejuar gjigantët e Ligue 1 të kualifikoheshin në çerekfinale.
Megjithatë, ajo që ra në sytë e të gjithë shikuesve ishte ‘arratisja’ e italianit pas vërshëllimës së fundit dhe rikthimi i tij nga zhveshtoret vetme disa qasje para nisjes së ekzekutimit të penalltive.
Donnarumma shoot-out heroics 😱
Alisson at full stretch 😮
Urbig at the near post 🧤Great goalkeeping 💯@QatarAirways | #LetsFly pic.twitter.com/eKc9jPioKQ
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 11, 2025
Donnarumma ka treguar tashmë arsyen e asaj shkuarje në dhomën e zhveshjes së PSG-së.
“Më duhej të urinoja. Po bëjë shaka. Kisha përgatitur diçka me trajnerin e portierëve; ishte e drejtë të kaloja disa gjëra përpara se të dilnim jashtë dhe të shpresoja të prisja disa penallti” zbuloi portieri italian.
Ndryshe, Donnarumma ka mbajtur nëntë herë portën e paprekur në 30 paraqitje me PSG-në këtë sezon, duke pësuar 28 gola. /Telegrafi/