Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij thuhet se janë sulmuar dhe grabitur në shtëpinë e tyre në Paris.
Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur gjatë natës të së enjtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (e premte).
Sipas mediumit francez Actu17, autorët e grabitjes janë larguar me mallra me vlerë rreth 500 mijë euro, ndërsa janë ende në arrati.
Donnarumma dhe partnerja e tij thuhet se kanë qenë të lidhur gjatë gjithë sulmit.
INFO ACTU17. Le gardien de but du PSG Gianluigi Donnarumma et sa compagne attaqués et dépouillés à leur domicile à Paris au cours de la nuit, les auteurs en fuitehttps://t.co/UG3AJxzzvo
— Actu17 (@Actu17) July 21, 2023
Ata mundën të arratiseshin dhe të strehoheshin në një hotel luksoz që ndodhet jo shumë larg shtëpisë së tyre në orën 3:20 të mëngjesit.
Stafi i institucionit njoftoi policinë lokale dhe u kujdes për çiftin, i cili kuptohej se ishte në tronditje.
24-vjeçari italian dhe partnerja e tij u dërguan më pas në spital për trajtim.
🚨Donnarumma victime d’une agression avec sa compagne à son domicile !
1️⃣ Ils ont été attaqués à leur domicile
les malfaiteurs ont pénétré dans le logement en fracturant la porte. Le couple a subi des violences les auteurs sont repartis avec un butin évalué, à environ… pic.twitter.com/okRp19HNDB— Paris Galaxy (@ParisGalaxyOff) July 21, 2023
Donnarumma ka qenë te PSG që kur përfundoi një lëvizje në Parc des Princes nga Milani në vitin 2021 – për të ndihmuar vendin e tij për drejt triumfit në Euro 2020.
Ai ka bërë 72 paraqitje për PSG-në, duke fituar dy tituj të Ligue 1, por ka parë që një transferim diku tjetër të spekulohet në afatin kalimtar aktual. /Telegrafi/