Dëshiron të çelësh ngjyrën e flokëve tuaj, por nuk e dini nëse duhet të bëni fije apo balayage? Mos u shqetëso, nuk je vetëm
Para se të zgjidhni teknikën që dëshironi të bëni, është mirë të merrni parasysh rezultatin që doni të arrini në flokët tuaj, si dhe strukturën dhe densitetin e tyre.
Nëse flokët tuaj janë të hollë dhe të dëmtuar, atëherë balayage në një ton afër flokëve tuaj natyral është ndoshta alternativa më e mirë. Në rast se dëshironi të çelni shumë ngjyrën e flokëve, preferohet teknika e dytë.
Vlen gjithashtu të theksohet se balayage duket më bukur në flokë të gjatë ose të mesëm, ndërsa lyerja “uniformë” mund të realizohet në çdo gjatësi të mundshme me rezultate mbresëlënëse.
Fillimisht, le të themi se po, të dyja teknikat janë shumë të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se njëra është më e mirë se tjetra.
Zgjedhja e njërës nga këto teknika varet nga preferencat dhe rezultati që dëshiron çdo person për flokët e tyre, këshillon Marie Claire.
Balayage
Shumë të famshëm dhe jo të famshëm e duan atë, dhe me të drejtë, pasi jep një rezultat natyral. Në balayage, boja aplikohet direkt në flokë.
Pamja përfundimtare të kujton flokët që janë çelur natyrshëm nga dielli, me ngjyrën që bëhet më e hapur në maja. Nuk kërkon mirëmbajtje të shpeshtë, duke e bërë ideale për vajzat që nuk duan të shkojnë vazhdimisht në parukeri për të lyer rrënjën, pasi flokët rriten dhe ngjyra duket sërish në “harmoni” me bazën.
Kontrasti me rrënjën
Kjo teknikë mund të sjellë në mendje flokët e biond në fillim të viteve ’00, por ka evoluar shumë që atëherë. Kjo lyerje është një teknikë e ngjyrosjes së flokëve, ku gjatësia lyhet plotësisht dhe krijon një kontrast me ngjyrën bazë.
Kjo lyerje kërkon vizita të shpeshta në parukeri për të rifreskuar ngjyrën, pasi kontrasti me rrënjën nuk është shumë i këndshëm për t’u parë. /Telegrafi/