Mbrëmë në NBA u luajtën shtatë ndeshje dhe më interesante ishte ndeshja mes LA Lakers dhe Dallas, natyrisht sepse Luka Doncic luajti kundër ish-klubit të tij.
Ylli slloven i cili praktikisht u dëbua nga Dallas në mënyrë joprofesionale, ishte jashtëzakonisht i motivuar për t’i treguar menaxherit të përgjithshëm Nic Harrison se e kishte gabim dhe në fund e përfundoi ndeshjen me një triple-double dhe i dha Lakersave fitoren me tetë pikë diferencë 107:99.
Doncic e mbylli ndeshjen me 19 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime, ndërsa i shkëlqyer ishte edhe LeBron James me 27 pikë dhe 12 kërcime.
Kyrie Irving shënoi 35 pikë për Dallasin, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të fituar.
Golden State pësoi një disfatë të rëndë ndaj Charlotte me rezultat 128:92, ndërkohë Boston Celtics triumfuan në udhëtim te Toronto Raptors 101:111. /Telegrafi/
Rezultatet:
LA Lakers – Dallas 107:99
Golden State – Charlotte 128:92
Toronto – Boston 101:111
Orlando – Cleveland 82:122
Houston – Milwaukee 100:97
Memphis – Phoenix 151:148
New Orleans – San Antonio 109:103