Nata më emocionuese për Luka Doncicin në fanellën e Los Angeles Lakers ishte mbrëmë, pasi ai u përball me ish-klubin e tij Dallas Mavericks dhe pati shumë situata interesante.
Slloveni kishte shumë arsye për të shkëlqyer dhe për t’u hakmarrë. Ai u përball për herë të parë me shokët e tij të vjetër dhe takoi njerëzit që e kishin lënë të shkonte në Kaliforni pa dijeninë e tij.
Doncic e mbylli natën me një triple-double. Kundër ish-klubit të tij, ai shënoi 19 pikë, shtoi 15 kërcime dhe 12 asistime dhe ishte një nga basketbollistët kryesorë në fitoren 107:99.
LUKA DRILLS THE 3 AND STARES DOWN THE MAVS BENCH 😳 pic.twitter.com/CDp9KIu9B6
— Lakers All Day Everyday (@LADEig) February 26, 2025
Por pas një treshe, ai krijoi një skenë që bëri xhiron e botës në rrjetet sociale. Fillimisht ai goditi një trepikësh të mrekullueshëm, të parën e ndeshjes, dhe më pas me inat dhe vendosmëri shikoi pankinën e Dallasit, duke parë me zemërim ish-shokët e tij, por edhe Nico Harrison, njeriun që e tregtoi.
Dallas Mavericks GM Nico Harrison watching Luka Dončić shoot free throws as fans chant “Thank you, Nico!” pic.twitter.com/q8r5TmB9v0
— Grant Afseth (@GrantAfseth) February 26, 2025
Harrison është kreu i operacioneve të basketbollit dhe menaxheri i përgjithshëm i Dallas Mavericks, njeriu më përgjegjës për transferimin e Doncicit te Lakers.
Ishte ai që tifozët e Lakers kënduan në pjesën më të madhe të ndeshjes. “Faleminderit Nico”, “Faleminderit, Nico”, brohoritnin tifozët e Lakers gjatë gjithë lojës. /Telegrafi/