Të premten e kaluar, skena e “Dancing With The Stars” u ndriçua nga një performancë e jashtëzakonshme nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Ata vallëzuan me një pasion dhe harmoni të përsosur nën ritmet e këngës së re të Alban Skenderajt, e cila njëherësh është kolona zanore e filmit të tyre më të ri, “5 herë Jo”.
Kjo performancë u prit me duartrokitje të gjata dhe emocione të forta nga publiku, si dhe nga vetë juria. Pas përfundimit të vallëzimit impresionant, Ilir Shaqiri, kryetari i jurisë, u shpreh me një ton entuziazmi: “Kam kohë që e pres këtë moment”, duke nënkuptuar pritjen e tij të madhe për të parë dhe komentuar performancën e Donaldit.
Komenti i Ilirit nuk është i çuditshëm, duke marrë parasysh historinë e marrëdhënies mes Donaldit dhe tij në “Big Brother VIP Albania”, ku ata u shfaqën si rivalë në edicionin e parë të lojës.
Kjo e bën momentin edhe më të rëndësishëm, pasi tregon një lloj pajtimi dhe vlerësimi ndaj talentit dhe përkushtimit të Donaldit si performues.
Dyshja kanë qenë finalist në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ku fitues me votat e publikut u zgjodh Iliri në fund. /Telegrafi/