Site icon Telegrafi

Donald Trump në krizë financiare? Shet hotelin në Washington për 375 milionë dollarë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po ballafaqohet me një krizë ekonomike, pasi ka filluar t’i shet pronat, e i pari doli për shitje është hoteli në Washington.

Gjatë mandatit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ky hotel u hap në shtator të vitit 2016, duke pësuar humbje prej 70 milionë dollarëve.

Ky objekt gjigant ka 263 dhoma dhe gjendet në qendër të kryeqytetit amerikan. Ai është ofruar në treg për 375 milionë dollarë, transmeton Telegrafi

Në të ardhmen hoteli “Trump International” do të quhet “Voldorf Astoria” dhe atë do ta menaxhoj Hitlon Group.

Siç raporton BBC, gjatë hetimit të Kongresit gjatë muajit të kaluar, është konstatuar që ky hotel që Trump e kishte hapur në shtator të vitit 2016, gjatë qëndrimit të tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, ka pësuar humbje prej 70 milionë dollarëve.

Gjatë asaj periudhe atë e kanë vizituar zyrtarë të lartë të partisë së Republikanëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version