Site icon Telegrafi

Dominimi i Granit Xhakës në numra ndaj Crystal Palaces

Arsenali ka fituar 4-1 ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier, ndërsa Granit Xhaka ishte i mrekullueshëm.

Pas 28 minutash lojë, The Gunners shënuan golin e parë të ndeshjes me anë të Gabriel Martinellit që u asistua nga Bukayo Saka.

Saka (43’) më pas ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, derisa realizoi për 2-0 me një asistim të Ben White.

Lexo po ashtu Arsenali po 'e shkel' Crystal Pacaen - super gol nga Granit Xhaka

Këto dy gola mjaftuan në Arsenalin në pjesën e parë, derisa në të dytën shënuan ehe dy të tjera – por pësuan një tjetër.

Ishte minuta e 55-të e takimit, kur Leandro Trossard asistoi te Granit Xhaka që realizoi për 3-0, gjersa për të ishte goli i katërt deri më tani në këtë edicion dhe pesë asistime.

Lexo po ashtu Granit Xhaka e ndihmon Arsenalin në shkatërrimin e Crystal Palaces

Crystal Palace ngushtoi epërsinë e vendasve në 3-1, kur Jeffrey Schlupp (63’) shënoi në portën e Topçinjve.

Por, fitoren e Topçinjve e vulosi Saka në minutën e 74-të për 4-1, kur u asistua prej Kieran Tierneyt.

Lexo po ashtu Arsenal 4-1 Crystal Palace, nota e Granit Xhakës dhe lojtarëve të tjerë

Sa i përket statistikave të Xhakës në këtë ndeshjes, ai dominoi në mesfushë, duke bërë 73 prekje të topit, 46 nga 55 pasime të sakta, dhjetë duele të fituara, katër ndërhyrje në top, ndërsa u notua me 7.9. /Telegrafi/

Exit mobile version