Site icon Telegrafi

Dokumente, Gjermania: Sulmuesit në masakrën e Parisit pjesë e ISIS-it

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se terroristët kryesorë të masakrës së Parisit figurojnë në listat e Shtetit Islamik të ISIS-it.

Mediat vendase konfirmojnë se bëhet fjalë për tre sulmues: Samy Amimour, Foued Mohammed Aggad dhe Omar Mostefai.

Gjatë sulmit të nëntorit në Paris humbën jetën 130 persona ndërsa 350 të tjerë mbetën të plagosur.

Emri i Abdelhamid Abaaoud, i konsideruar si një nga organizatorët e kësaj masakre, ndodhet në këto dokumente por vetëm si garantues i një xhihadisti tjetër francez për të hyrë në Siri, identiteti i të cilit nuk saktësohet, transmeton syri.

16 xhihadistë francezë janë skeduar, mes të cilëve edhe tre anëtarët e komandos që sulmoi Bataclan-in.

Exit mobile version