Site icon Telegrafi

Dodik: Republika Serbe nuk do ta njohë Kosovën, por do të bashkëpunojë me të në kuadër të “Mini Shengenit”

Anëtari serb i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, tha sot se Republika Serbe nuk do ta jap pëlqimin për njohjen e Kosovës.

Ai këtë pozicion ia ka përcjell delegacionit suedez, me të cilin u takua sot në Sarajevë, raporton b92.

Dodik vuri në dukje se Republika Serbe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por se është gati për bashkëpunimin rajonal brenda nismës “Mini Shengen”, duke deklaruar se dy anëtarët e tjerë të presidencës, gjithashtu mbështetën këtë propozim, transmeton Telegrafi.

Anëtari serb i presidencës përsëriti se Republika Serbe është kundër anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në NATO, por që nuk përjashton bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ai deklaroi se anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës do të udhëtojnë në Bruksel të premten, ku do të takohen me zyrtarët evropianë dhe mirëpret njoftimin e BE-së rreth një paketë me ndihma për Ballkanin Perëndimor, i cili kap vlerat e nëntë miliardë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version