Site icon Telegrafi

Djegia e 160 ha pyje në Maliq, identifikohet dhe procedohet penalisht zjarrvënësi

Foto: Arkiv

Policia e Maliqit ka identifikuar dhe proceduar penalisht një shtetas si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Bodesë. Ai është Valdet Bezhani, 53 vjeç, i lindur në Bode e banues në qytetin e Korçës.

Sipas policisë lokale dyshohet si autor i disa vatrave të zjarrit në pyllin e Bodesë. Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se zjarri i parë në këto pyje është shkaktuar për shkak të kushteve atmosferike shkarkim rrufeje. Dyshohet se në kushte të tilla 53 vjeçari për të shpëtuar fermën e tij të bletëve ka ndezur zjarre të kontrolluara me qëllim moslejimin e flakëve të depërtonin drejt fermës së bletëve, zjarre që i kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm, ku rreth 160 hektarë pyje u dogjën totalisht.

Në bazë të hetimeve të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore prokuroria e Korçës ka filuar hetimet në gjendje të lirë për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. /Euronews/Telegrafi/

Exit mobile version