Site icon Telegrafi

Djali i Michael Jackson, Biggie, çon në gjyq gjyshen e tij Kathryn Jackson

Djali i Michael Jackson, Biggie Jackson, 22 vjeç, ka paraqitur një peticion gjyqësor kundër gjyshes së tij, Kathryn Jackson.

Peticioni ka për qëllim të parandalojë përdorimin e fondeve të trashëgimisë së Michael Jackson për të financuar një betejë ligjore që sipas raportimeve të TMZ, gjyshja e tij po përpiqet të vazhdojë.

Fillimisht ata bashkëpunuan kundër ekzekutorëve të pasurisë së Michael Jackson, por një vendim i gjykatësit në fillim të muajit ka ndryshuar mënyrën se si paratë e trashëgimisë do të shfrytëzohen, duke i dhënë të drejtën e përdorimit të fondeve ekzekutorëve për një marrëveshje biznesi që nuk është bërë publik, shkruan DailyMail.

Kathryn Jackson, e pakënaqur me këtë vendim, ka vendosur të apelojë. Megjithatë, padija e Biggie-it vjen si një sinjal që ai nuk mbështet më veprimet e gjyshes së tij, duke argumentuar se ajo ka pak gjasa të dalë fituese në apel.

Biggie, i cili është njohur më parë si Blanket dhe është fëmija më i vogël i Michael Jackson, vjen pas dy vëllezërve më të mëdhenj, Princi dhe Parisi.

Ndërsa ka qenë më tërheqës nga vëmendja mediatike gjatë viteve pas vdekjes së babait të tij, Biggie ka bërë bujë kohët e fundit me një dalje të rrallë publike që ka rikthyer fokusin në të dhe në interesat e tij profesionale.

Në dallim nga motra e tij 25-vjeçare Paris, që ka ndjekur një karrierë në aktrim, dhe vëllai i tij 27-vjeçar Princi, që ka përfunduar studimet në administrim biznesi, Biggie ka shprehur interesim të thellë për industrinë e filmit. /Telegrafi/

Exit mobile version