Një djalë nga Michigan i bleu babait të tij një biletë lotarie si dhuratë për ditëlindje dhe rezultoi se ishte një fitues prej 1.1 milionë dollarësh.
“Biletën ia bleva babait si dhuratë për ditëlindje”, tha ai.
“Unë nuk blej bileta shpesh, por kur i blej gjithmonë i blej në Liquor Land sepse mbaj mend që babai im blente bileta atje kur unë isha fëmijë”, shtoi djali.
“Kur babai im kontrolloi biletën, iu desh ta shikonte më shumë se disa herë për të besuar atë që po shihte”, kujton ai.
Bëhet e ditur se dyshja planifikojnë t’i përdorin fitimet për të paguar faturat dhe për të investuar në një biznes. /Telegrafi/