Xiaomi thuhet se do të zbulojë Xiaomi 14 dhe 14 Pro më 27 tetor. Marka ende nuk ka zbuluar asgjë rreth këtyre telefonave, por falë OnLeaks, ne e dimë se si do të duket Xiaomi 14 Pro.
Ashtu si Xiaomi 13 Pro, 14 Pro do të ketë gjithashtu një ekran me një vrimë të përqendruar për kamerën selfie, por sipas burimit do të jetë më i vogël se ai 13 Pro, me një madhësi prej 6.6 inç kundrejt 6.73 inç.
Rreth pjesës së pasme, është një konfigurim në formë katrori që thuhet se do ketë “deri në katër kamera” me disa sensorë, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Xiaomi 14 Pro do të ketë një kornizë të sheshtë metalike. Butoni i volumit dhe ai i ndezjes janë në kornizën e djathtë të telefonit, ndërsa korniza e majtë nuk ka asnjë hapësirë të caktuar dhe as ndonjë buton kontrolli.
Në fund është porta USB-C e rrethuar nga një vend i kartës SIM, mikrofon dhe altoparlant, dhe lart është ajo që ka të ngjarë të jetë altoparlanti i dytë.
Burimi pretendon se Xiaomi 14 Pro do të jetë 8.7mm i trashë (13.1 mm me kamerën), por nuk e zbuloi peshën e tij.
Nëse data e përfolur e lansimit është e saktë, do të dëgjojmë më shumë për Xiaomi 14 Pro në ditët në vijim. /Telegrafi/