Duket se maska për fytyrën do të jetë një pjesë e madhe veshjeve të së ardhmes sonë të parashikueshme.
Në fillim, shumë njerëz i konsideruan të vështira për t’u mbajtur. Ato janë të pakëndshme, krijojnë kruarje dhe një koncept plotësisht i ri për të gjithë ne. Maska zakonisht shoqërohet me gjëra negative, siç janë problemet me frymëmarrjen, madje edhe shkaktim plagës.
Por, gati gjashtë muaj më vonë, ato janë bërë pjesë e jetës sonë. Një zakon dhe një konstruksion shoqëror.
Si rezultat, stilistët e modës në Dubai morën përsipër detyrën për t’i bërë ato sa më bukur të jetë e mundur. Maska tani mund të shihet si një shprehje e vetë-identitetit.
Ne madje kemi parë që njerëzit veshin maska jo vetëm për përdorim të përditshëm, por edhe për dalje dhe ngjarje të rëndësishme.
Disa nga maskat e realizuara nga dizajnerët në Dubai i gjeni më poshtë:
/Telegrafi/