Site icon Telegrafi

Dita vendimtare për transferimin e Kristjan Asllanit te Interi

Interi është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Kristjan Asllanin nga Empoli dhe Nerazzurrët pritet të finalizojnë sot (e mërkurë) marrëveshjen.

20-vjeçari shënoi një gol në 23 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar dhe është shfaqur si objektivi kryesor i Interit për t’u bërë rezerva e Marcelo Brozovic në sezonin 2022/23.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com, drejtorët e Interit dhe Empolit do të mbajnë një takim vendimtar sot gjatë ditës.

Lexo po ashtu Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin, marrëveshja personale dhe oferta drejt Empolit

Dy klubet kanë një marrëveshje në parim për tarifën e transferimit të lojtarit, por duhet të gjejnë formulën e duhur për marrëveshjen.

Toskanët po bëjnë presion për një shitje të përhershme, ndërsa Interi kërkon një lëvizje huazimi me një opsion ose detyrim blerje, të lidhur me objektivat e lojtarit dhe klubit. Tarifa e transferimit besohet të jetë midis 12 dhe 15 milionë eurosh.

 

Interi është i hapur për të dërguar një nga yjet e tyre në huazim si pjesë e marrëveshjes dhe Martin Satriano është lojtari që Empoli dëshiron të përfshijë në negociata.

Andrea Pinamonti iu bashkua toskanëve në një marrëveshje të përkohshme nga Interi sezonin e kaluar dhe pati sezonin e tij më të mirë në Serie A, falë 13 golave ​​të tij në 36 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version