Site icon Telegrafi

Dita ndërkombëtare e familjes do të shënohet në Shkup

Me pazar humanitar “Humanitet për gjithë familjet” në të cilin do të dhurohen sende të vogla dhe ushqime nga studentët, fëmijë nga shkolla franceze “EFIS”, sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet 15 maji – Dita ndërkombëtare e familjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjetet financiare të cilat do të mblidhen nga shitja, siç informojnë nga organizatorët e pazarit Instituti për studime familjare pranë Fakultetit Filozofik, do të dhurohen për shoqatën “Ardhmëria”.

Me rastin e kësaj dite nesër në Fakultetin Filozofik do të mbahet punëtori me titull “Gjithë familjet janë të barabarta”./Telegrafi/

Exit mobile version