Site icon Telegrafi

DITA E PARË

Jacques Prévert (1900-1977)

Poezi nga: Jacques Prévert
Përktheu: Faslli Haliti

Çarçaf i bardhë në dollap
Çarçaf i kuq në shtrat
Fëmija në një nënë
Nëna me dhimbjet
Babai para dhomës
Dhomë në shtëpi
Shtëpia në qytet
Qyteti në natën
Vdekja në një britmë
Dhe fëmija vjen në jetë.

Exit mobile version