Site icon Telegrafi

Disa trende jo-reale të veshjeve gjatë stinës së vjeshtës

Ekspertja e elegancës, Amira Bessette, ka ndarë disa trende jo-reale të veshjeve gjatë vjeshtës.

Bessette ka 884 mijë ndjekës në TikTok, ku ndan këshilla të dobishme për stilin dhe veshjen në përgjithësi.

Duke qenë se jemi në stinën e vjeshtës, trende të shumta janë parë gjatë këtij sezoni.

Megjithatë, disa prej trendëve të cilat ajo i ka parë në rrjetet sociale si dhe nga influenceret janë jo-reale, pra disa prej tyre nuk mund t’i veshim në realitet.

@amira.bessette Unrealistic Fall Fashion Trends #fallfashion #fashioninspo #fashiontiktok #stylingtips #fashionhacks #luxuryfashion #fashionreview #falltrends #falltrends2024 #autumntrends #stylingideas #stylingtip ♬ Cool modern chill out, 10 minutes(1001927) – 8.864

Një ndër to janë sandalet-këpucë me taka. Sipas Bessette, këto sandale do të dukeshin tejet bukur, megjithatë ato nuk mund të mbathen për shkak të motit të ftohtë dhe me shi.

Përveç sandaleve, një trend tjetër jo-real i vjeshtës është fustani prej sateni.

Ndonëse duket tejet bukur me gardërobë të vjeshtës, ekspertja thotë se këto fustane janë të hollë dhe nuk do t’ju mbajnë ngrohtë dhe se duhet të vishen vetëm gjatë verës.

Një tjetër trend jo-real janë çizmet me taka. Sipas saj, këto nuk janë këpucë të përditshme dhe nuk do të funksionojnë për ju nëse ju duhet të ecni shumë.

Exit mobile version