Edhe nëse nuk ke pasur eksperiencë me shenjat e kafshimit apo puthjeve që janë aq të dukshme kur ndodhin, këtë artikull duhet ta lexosh, se nuk i dihet asnjëherë
Duke marrë parasysh se nuk është një “aksesor” që e mban me qejf nëse e ke, më tej do të njohim me disa mënyra sesi mund ta zgjidhësh nëse gjendesh para kësaj problematike.
E nxira krijohet nga presion i buzëve në enët e gjakut të cilat shkaktojnë çarjen dhe rrjedhjen e tyre nën lëkurë. Me kalimin e kohës lëkura merr ngjyrë të kuqe në vishnje, më pas jeshile në të verdhë, derisa lëkura rikthen ngjyrën normale.
Një shenjë e tillë do nga 7 deri në 12 ditë të shërohet plotësisht, ndaj nëse nuk e ke luksin të presësh, mund të ndihmosh procesin. Theksojmë se nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për këtë shenjë të lëkurës, por ka mënyra se si mund ta ndihmosh veten.
Para se të bësh çdo gjë tjetër, duhet të aplikosh një lugë të ftohtë ose kompresë me akull për të ulur ënjtjen e lëkurës.
Nëse shenja e ka marr ngjyrën e kuqe në vishnje, kompresa e ftohtë nuk do të bëjë më punë, ndaj mirë është të vësh një peshqir më ujë të ngrohtë mbi shenjë.
Mund të hash ushqime që do të ndihmojnë të shërohet, si për shembull ananas, citon Anabel.
Një tjetër mundësi është edhe ta lyesh me aloe vera, ose masazhoje me lëkurën e bananes. Dhe së fundmi merr masa për ta mbuluar me grim.
/Telegrafi/