Site icon Telegrafi

Driton Kukës i dorëzohet çmimi “Trajneri i Vitit” nga IJF

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, të premten ka pranuar çmimin si Trajneri i vitit 2021 në xhudo.

Në dhjetor Kuka ishte shpallur më i miri i vitit, pasi kishte mbledhur më së shumti vota prej trajnerëve të nominuar.

Por mirënjohjes, Kukës i është dorëzuar edhe një statujë e vogël e Jigoro Kanos, themeluesit të xhudos.

“Ishte e shkëlqyeshme t’ia dhurojmë personalisht trajnerit Driton Kuka statujën e Jigoro Kanos, pas ceremonisë online të Çmimeve të Xhudos 2021. Votimi publik vendosi që Driton Kuka të merrte mirënjohjen për trajner të vitit”, ka shkruar IJF-ja.

Më Kukën së bashku ishte edhe Majlinda Kelmendi, e cili do të jetë po ashtu trajnere në të ardhmen.

“Ekipi i IJF-së kishte kënaqësinë ta takonte edhe Majlinda Kelmendin, ndërsa ajo po përgatitet për rolin e ri që do të ketë”, ka shkruar IJF-ja.

Kuka mirënjohen e ka marr në Paris, në prag të garës Grand Slam./Telegrafi/

Exit mobile version