Përfaqësuesit e korit diplomatik në vend mbrëmë dhe sot janë duke u nënshkruar në Librin e zisë për viktimat e motit të keq në Shkup, që është hapur në hapësirat e sallës së Këshillit të Qytetit të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në Librin e zisë janë nënshkruar ambasadorët e ShBA, Shqipërisë, Rusisë, Britanisë së Madhe, Serbisë, Polonisë, Ukrainës, përfaqësuesit e ambasadës së Gjermanisë, Francës, Italisë, Zvicrës, Greqisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Sllovenisë si dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë, si UNDP, OSBE dhe Banka Botërore.
Qyteti i Shkupit shpreh falënderim deri te përfaqësuesit e Korit diplomatik për ngushëllimet e shprehura dhe për përkrahjen në këto çaste të vështira për banorët e qytetit të Shkupit.
Libri i zisë do të jetë i hapur edhe nesër prej orës 9 deri në ora 16./Telegrafi/