Nutricionistja e njohur shqiptare, Diola Dosti, ka doktoruar po në këtë fushë.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Me këtë rast, asaj iu bë një dedikim nga partneri Erolld Belegu, i cili shpreh fjalët më të bukura për të.
Postimi i plotë i Erolldit dedikuar Diolës:
“Për të dashurën time: Urime për mbrojtjen e doktoraturës në Nutricion!
Të bëhesh e para me doktoraturë në nutricion në Kosovë dhe Shqipëri, pasi ke përfunduar tre fakultete dhe një MSc, është një dëshmi e shkëlqimit dhe përkushtimit tënd.
Hulumtimi yt revolucionar mbi ‘Intolerancën Ushqimore në Spektrin e Çrregullimeve të Autizmit (ASD)’ tregon ekspertizën dhe pasionin tënd.
Je më e mira në fushën tënde dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty dhe arritjet e tua të jashtëzakonshme!”. /Telegrafi/