Telegrafi

Dinamo dhe Prishtina e Re takohen në ndeshjen e barazhit për inkuadrim në Superligë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në Albi Mall Superligën e Kosovës për sezonin 2023/24.

Megjithatë vazhdon të mbetet ende një dilemë se kush do të futet në Superligë përmes barazhit.

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e parë e barazhit, ku në fushë do të jenë dy skuadrat e vendeve të dyta nga dy grupet e Ligës së Parë, Dinamo dhe Prishtina e Re.

Dueli i barazhit të Ligës së Parë do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas me fillim nga ora 15:00.

Dy skuadrat kërkojnë fitoren pasi në këtë mënyrë do të bënin një hap para drejt inkuadrimit në Superligë për herë të parë në histori të klubit.

Fituesi i këtij dueli në finalen e barazhit do të takohet me Feronikelin ’74, skuadër që e mbylli në vendin e tetë në Albi Mall Superligë. /Telegrafi/