Sot, ministri i MPJ-së së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka mirëpritur në takimin lamtumirës të ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Ramon Abarova, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministri Dimitrov, ashpër e ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi në Barcelonë para disa ditëve, duke i shprehur solidaritet Spanjës dhe ngushëllime deri te familjet e viktimave dhe të afërmëve të tyre.
Në takim është biseduar edhe për zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale. Në takim është konstatuar se ekziston hapësirë për hapërim të mëtutjeshëm të dialogut politik, ndërsa është përmendur edhe bashkëpunimi ekonomik.
Në fund, ministri Dimitrov i dëshiron suksese ambasadorit Abarova në angazhimin e tij profesional. /Telegrafi/