Janë funksionale 250 milionë euro nga kredia dypalëshe me Hungarinë. Qeveria ka marrë vendim që t’i vërë në dispozicion të ekonomisë e vendit, gjegjësisht kompanive.
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristijan Mickoski njofton se pas miratimit të marrëveshjeve për linjën kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimit të kompanive private që do të vendosen përmes Bankës për Zhvillim dhe drejt përdoruesve fundorë përmes bankave komerciale.
“Me vendimet e sotme të Qeverisë po hyjmë në fazën finale të funksionalizimit të mjeteve nga kredia hungareze të destinuara për kompanitë. Me nënshkrimin e marrëveshjeve i hapet rruga Bankës Zhvillimore që të marrë mjetet nga Buxheti dhe ato t’i kalojnë më tej bankave tregtare pjesëmarrëse në këtë program dhe prej andej kompanive. Domethënë, me nënshkrimin e marrëveshjeve do të fillojë edhe funksionalizimi i mjeteve nga linja kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimit të kompanive private në vlerë prej 250 milionë euro në denarë përmes bankave komerciale”, tha Ministrja.
Ajo shtoi se kushtet janë më se atraktive me kamatë 1.95%, afat shlyerje deri në 15 vjet dhe grejs periudhë deri në 3 vjet./Telegrafi/