Site icon Telegrafi

Dilema e vetme për formacionin e Simone Inzaghit për finalen ndaj Man Cityt

Ka vetëm një dyshim nga Simone Inzaghi për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, ai mes Edin Dzekos dhe Romelu Lukakut.

Nerazzurrët e përfunduan sezonin e tyre në Serie A me një fitore 1-0 ndaj Torinos, me golin e Marcelo Brozovic.

Mediat raportuan se zgjedhjet e Inzaghit ndaj Torinos mund të konsiderohen si një provë për Stambollin, duke nisur në sulm me Lukakun dhe Lautaro Martinezin.

Megjithatë, argjentinasi u zëvendësua pas 55 minutave nga Dzeko, i cili është pretendenti tjetër kryesor për të drejtuar sulmin të shtunën e ardhshme.

Sipas mediave Italiane Dzeko do të jetë në formacionin fillestar kundër Manchester Cityt, me Lukakun që mund të futet në pjesën e dytë.

Kjo shpjegon gjithashtu arsyen se përse boshnjaku u pushua ndaj Torinos, së bashku me zëvendësuesit e tjerë të pjesës së dytë, Nicolo Barellan dhe Francesco Acerbin.

Lexo po ashtu Presidenti i Interit, Steven Zhang ndanë bonuse të konsiderueshme për ekipin nëse fitojnë Ligën e Kampionëve

Dyshimi tjetër është në mesfushë dhe kjo duket gjithnjë e më shumë në favor të Marcel Brozovic, veçanërisht pas golit të tij ndaj Torinos.

Kjo pasi rivali i tij Henrikh Mkhitaryan ka qenë jashtë për disa javë për shkak të një dëmtimi dhe nuk ishte as në stol të shtunën.

Shpresa është që Mkhitaryan të kthehet për një vend në stol në Stamboll, por është Brozovic ai që ndoshta do të jetë partneri i Hakan Calhanoglut dhe Barellas.

Federico Dimarco gjithashtu u pushua sot, por është një garanci për të startuar së bashku me Denzel Dumfries në krahun tjetër.


Formacioni i mundshëm i Interit: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Brozovic, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez.


/Telegrafi/

Exit mobile version