Një person ka raportuar se i janë djegur dy vetura me targa të Serbisë në fshatin Leshak të Leposaviqit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:22, ka njoftuar policia.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime. /Telegrafi/