Janë djegur dy shtëpi këtë mëngjes nga një zjarr i fuqishëm nëë rrugën “Krume Vollnaroski” në Prilep, informojnë nga Njësia kundër zjarrit në Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Stanko Koleski, komandant i Njësisë kundër zjarrit nuk ka të lënduar: “zjarri është paraqitur këtë mëmgjes në orën 07:11 në rrugën “Krume Vollnaroski”. Kur kanë arritur zjarrfikësit ishte djegur çatia e shtëpisë. Ndërsa zjarri ka përfshirë edhe shtëpinë afër. Zjarrfikësit kanë arritur që zjarrin ta kontrollojnë, por akoma konsiderohet si rrezik”, tha Stanko Koleski.
Për momentin ekipi i zjarrfikësve, ekipi i krim-teknikës dhe prokurori publik ndodhen në vendin e ngjarjes, për të zbuluar arsyet e zjarrit./Telegrafi/