Site icon Telegrafi

Digjen disa vetura të Teslas në Las Vegas

Shumë vetura të markës Tesla janë vënë në flakë në Las Vegas.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

“Autoritetet tona morën informacione se një individ i kishte vënë flakën disa automjete në parking dhe kishte shkaktuar dëme në prona”, tha Departamenti i Policisë Metropolitane.

Ndryshe, tashmë FBI-ja është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e para rreth ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version