Site icon Telegrafi

“Diamant brenda diamantit”, zbulohet në Indi një gur i çmuar tepër i rrallë

VD Global, me qendër në Surat, Indi gjeti ‘diamantin brenda një diamantit’ tepër të rrallë ndërsa ekspertët kanë pohuar se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë më parë.

VD Global e gjeti gurin 0,329 karatësh në tetor të vitit të kaluar dhe e quajti atë “Zemra Rrahëse”.

Guri përbëhet nga një copë diamanti me një pjesë më të vogël që lëviz brenda saj, shkruan themirror.

Prodhuesi i diamantit thuhet se e dërgoi gurin për analiza të mëtejshme, të cilat konfirmuan vërtetësinë e tij.

“Sigurisht që nuk kam parë kurrë diçka si ‘Zemra Rrahëse’ gjatë 30 viteve të fundit në sektorin e diamanteve”, tha Samantha Sibley, edukatore teknike në De Beers Group Ignite.

“Duke përdorur ekspertizën e De Beers Group, ne mund të hedhim dritë mbi formimin dhe strukturën e këtij ekzemplari natyror dhe t’i ndajmë këto njohuri me një komunitet më të gjerë profesionistësh të diamanteve”, shtoi Sibley.

Këshilli i promovimit të eksportit të gurëve të çmuar dhe bizhuterive (GJEPC) i krijuar nga qeveria indiane njofoti se “Zemra Rrahëse” i bashkohet një grupi të vogël diamantësh të ngjashëm natyror si diamanti Matryoshka nga Siberia, i cili u zbulua në vitin 2019.

Guri nuk do të pritet dhe lëmohet dhe në vend të kësaj do të mbahet për qëllime kërkimore dhe edukative.

Diamanti Matryoshka, që mendohet të jetë mbi 800 milionë vjet i vjetër, u zbulua në Siberi në vitin 2019. Xhevahiri i çmuar peshon vetëm 0,62 karat dhe është diamanti i parë i kësaj natyre që është gjetur ndonjëherë.

Brenda, një diamant i vogël i folezuar lëviz lirshëm dhe ka një peshë të vlerësuar prej 0,02 karatësh. Nuk iu dha asnjë vlerë zbulimit të veçantë, por ekspertët thonë se nuk mund t’i caktohet pasi që është shumë i çmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version