Lojtari i Juventusit, Angel Di María, ka dhënë një intervistë ku ka folur edhe për jetën e tij në gazetën Olé, duke treguar momentet më të vështira.
Ai tha se vajza e tij, që lindi para kohe, ishte gati të vdiste dhe se ka luftuar shumë për të ecur përpara.
Di Maria thotë se kjo gjë ishte mësim për jetën dhe e ndihmoi të përballonte vështirësitë sportive me një tjetër vizion.
“Atë vit fituam Kupën e Mbretit me Real Madridin. Pata një sezon të mrekullueshëm. Kur vajza ime lindi një javë më vonë, ne luajtëm kundër Atléticos dhe unë shënova një gol që ia dedikova asaj”.
“Ishte e komplikuar, sepse në spital mund të shihnim vetëm dy herë në ditë. Ishim të detyruar të shkonim në shtëpi natën pa vajzën. Ishte shumë e vështirë, duke u larguar dhe duke mos ditur se çfarë do të ndodhte të nesërmen”.
“Ndonjëherë mbërrinim dhe kishte fëmijë të tjerë që nuk ishin më. Pyesnim dhe na thoshin se ata ishin larguar, vdiqën nga një virus ose për një arsye tjetër”.
“Vajza ime më mësoi ta luftoja, të mos dorëzohesha kurrë. Për mua dhe familjen time, dhe për gruan time që më ngre lart kur jam poshtë dhe anasjelltas. Ne kujtojmë gjithmonë të njëjtën gjë dhe luftën që ajo bëri, pasi sot falë Zotit ajo është më e mirë se kurrë”, ka thënë Di Maria. /Telegrafi/