Aktori i humorit Bes Kallaku, feston sot ditëlindjen dhe sigurisht që urimi më special është nga e fejuara e tij, Xhensila Myrtezaj.
Ajo çfarë bie në sy tek torta e cila është e mbushur nga fotot e Xhensilës, Besit dhe Gjyshes së tij është fraza, “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumbit, të cilën aktori e ka bërë edhe tatuazh.
Bes Kallaku bëhet 31 vjeçar dhe ai prej vitesh gëzon marrëdhënie me këngëtaren atraktive.
Edhe pse prezent, jeta e tyre private shumë pak është komentuar pasi me fanatizëm është mbrojtur prej tyre. /Telegrafi/