Site icon Telegrafi

Dhunoi dhe kanosi me thikë bashkëjetuesen e tij, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Foto: Ilustrim

Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në një familje në fshatin Fitore, duke arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar që ushtroi dhunë fizike dhe kanosi bashkëjetuesen e tij me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me iniciale B. S., banues në Fitore, dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi bashkëjetuesen e tij dhe e ka kërcënuar që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje. Pas marrjes së denoncimit, forcat e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar një situatë të rrezikshme.

Gjatë arrestimit, autoritetet i gjetën dhe sekuestruan thikën me të cilën ai dyshohet se e ka kanosur.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Exit mobile version