Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orë 21:00 dhe policia ka arritur të arrestoj personin e dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/