Site icon Telegrafi

Dhunë në familje në Drenas e Fushë Kosovë, dy viktimat marrin trajtim mjekësor

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Drenas dhe Fushë Kosovës dhe dy gratë, viktima të dhunës në familje kanë marr trajtim mjekësor.

Gllogoc / 07.01.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 07.01.2025 – 10:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version