Site icon Telegrafi

Dhuna në familje, Haxhiu: Dhunuesi dënohet, ndërsa viktima merr mbështetje shtetërore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ftuar në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini ka folur për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe mundësit për punësim që i ofron shteti. 

Haxhiu tha se vitin e kaluar mbi 5 mijë gra të cilat kanë qenë viktimë  e dhunës në familje kanë arritur të punësohen.

Sipas saj këtë vit nuk ka raste të femicidit, përcjell Telegrafi.

“Ministria e Drejtësisë e ka database që menaxhon numrin e viktimave që janë pjesë e dhunës në familje. Vitin e kaluar mbi 5 mijë gra kanë arritur që të punësohen, kjo sipas statistikave të financave… Është shumë e rëndësishme që dhuna të raportohet…Këtë vit nuk ka raste të femicidit”, tha ajo.

Tutje Haxhiu u shpreh se: “Kemi bërë që personat që shpallen fajtor për dhunë seksuale apo në familje të mos punësohen në institucione publike deri në dhjetë vjet. Kjo si ndëshkim që dhunuesit nuk kanë vend në institucionet shtetërore. Kemi dhe programin për personat që vuajnë dënimin për dhunë që ata të rehabilitohen…duhet të ketë raportim të rasteve dhe përgjegjësi institucionale”.

Ajo po ashtu tregoi se në vend ka raste të shumta të dhunës në familje edhe të personave publik.

“Kemi raste të shumta që edhe personat publik janë viktima të dhunës në familje. Jam në përpjeke maksimale duke bërë reforma në sistemin e drejtësisë, por po hasim në pengesë, pasi po kontestohen projektligjet duke u dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version