Dhoma Kombëtare e Avokatisë u mblodh të martën një mbledhje ku do të vendosë mbi qëndrimin që do të mbajë pas sulmit të dhunshëm ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia në një deklaratë për mediat para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura bëri thirrje që politika të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve si shkaktarë të situatave. Sipas tij avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka një propozim të anëtarëve të këshillit drejtues të Dhomës së Avokatisë për 3 ditë bojkot të seancave gjyqësore.
“Këtë situatë e prisnim, por jo deri në këtë shkallë se reforma në drejtësi ka krijuar shumë probleme pasi u krijua një drejtësi diskriminuese sidomos ndaj avokatëve. Avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë”, tha mes të tjerash Haxhia. /Telegrafi/