Site icon Telegrafi

Dhuna e madhe dhe simpatia për protagonistin negativ, ndër kritikat për “Joker”

(Foto: Screenshot/YouTube/Warner Bros. Pictures)

Filmi kundërthënës “Joker” ka shkaktuar shqetësime të mëtejshme, pasi fansat u turrën jashtë dyerve të kinemave gjatë premierës botërore këtë fundjavë. Të premten, fansat shkruan komente pa fund në Twitter rreth filmit, ku në rolin e protagonistit është aktori Joaquin Phoenix.

Në këtë film, ai portretizon Arthur Fleckun, një kloun i çmendur, i cili do të shndërrohet më vonë në makthin e qytetit Gotham dhe natyrisht në një nga keqbërësit më famëkeq në universin e Batman.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Joker

“Joker” është përballur me polemika të shumta për shkak të dhunës së tepërt dhe përdorimit të armëve, ndërsa të tjerë këmbëngulin se filmi i detyron shikuesit të simpatizojnë një antihero, transmeton Ora News.

Phoenix dhe regjisori Todd Phillips kanë dale në mbrojtje të filmit, me aktorin i cili beson se audienca është e aftë të bëjë dallimin midis te mirës dhe të keqes.

Regjisori Phillips zbuloi së fundmi se kishte mbetur i befasuar nga kritikat e “Joker”, për shkak se ai kishte vendosur të përfshinte “problemet e botës reale”, si dhuna, që jo gjithnjë janë pjesë e filmave vizatimorë apo transmetimeve televizive.

Filmi vijon të shfaqet në të gjitha kinematë e botës, ndërkohe që thashethemet e hershme lakojnë emrin e Phoenix si një nder pretendentët kryesorë për të rrëmbyer trofeun e “Aktorit më të mirë ” në ceremoninë e Oscar në vitin e ardhshëm.

Exit mobile version