Dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv, ka thënë këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.
“Kharkovi sapo është qëlluar masivisht nga grada (raketat)”, shkroi ai në Facebook, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
“Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur”, citohet të jetë thënë më tej.
Redaktorja e mbrojtjes dhe sigurisë së Sky News, Deborah Haynes, në Ukrainë, thotë: “Ka pasur një bombardim të tmerrshëm të qytetit të dytë të Ukrainës”.
“Kemi marrë këto raporte nga ministri i Brendshëm për dhjetëra të vrarë, qindra të plagosur në këtë breshëri raketash”.
“Imazhet që po shfaqen, ne duhet t’i verifikojmë ende, por imazhet japin një kuptim se diçka shumë e tmerrshme ka ndodhur në atë qytet në ditën e pestë të konfliktit”. /Telegrafi/