Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dhjetëra raketa të fluturojnë mbi Jordaninë qendrore për në Izrael.
Bëhet e ditur se shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.
Ky njoftim vjen pasi Irani ka sulmuar Izraelin me mbi 100 raketa, shkruan skynews.
Raportet thanë se sirenat paralajmëruese janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem.
IDF u ka kërkuar qytetarëve izraelitë të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e ushtrisë.
“Në minutat e fundit, Komanda e Frontit të Brendshëm ka shpërndarë udhëzime për shpëtim në zona të ndryshme në të gjithë vendin. Publikut i kërkohet t’i përmbahet udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm. Me të dëgjuar një sirenë, duhet të hyni në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndroni atje deri në një njoftim të dytë”. /Telegrafi/