Një restorant afër një qyteti të vogël tregtar në zonën rurale të Wales, ka mundur “kundërshtarët” e shumtë nga Londra dhe ka marrë vendin e parë si restoranti më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar.
Përderisa restorantet londineze dominuan përsëri Çmimet Kombëtare për Restorante, Ynshir Machylleth u bë restoranti i parë jashtë territorit anglez që fitoi çmimin si restoranti më i mirë prej se çmimet filluan të ndaheshin për herë të parë në vitin 2007, përcjell Telegrafi.
Duke u votuar katër herë si restoranti më i mirë në Wales në pesë vitet e fundit, Ynshir që ka 2 yje Michelin, “kërceu” në vendin e parë nga vendi i pesëmbëdhjetë që e kishte vitin e kaluar.
Në fotot e shfaqura më poshtë ju mund ta shihni listën e 10 restoranteve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/