Devolli Group, është pjesëmarrëse e Panairit Private Label Middle East, i cili zhvillohet në World Trade Centre në Dubai nga 7- 9 Nëntor.
Devolli Group është jo vetëm pjesëmarrëse, por edhe sponzor i këtij eventi ndërkombëtar të rëndësishëm.
Kompania në këtë panair ka prezentuar katër brendet e tyre të njohura: GO+, Sola, Holla dhe Tango, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të njihen me produktet e tyre inovative dhe cilësore.
Rreth panairit Private Label Middle East
Private Label dhe Licensing Middle East është ngjarja e vetme e llojit të vet në rajonin MENA ku blerësit mund të vijnë direkt në kontakt me prodhuesit. Kjo ekspozitë ofron zgjidhje të personalizueshme me kosto efektive, zgjidhje të markave dhe paketimit, duke organizuar bashkë furnizuesit ushqimorë dhe jo-ushqimorë, etiketat private dhe prodhuesit me kontratë nga më shumë se 30 vende.
Ngjarja vjetore tri-ditore tërheq më shumë se 6,000 vizitorë nga më shumë se 50 shtete anembanë globit. Disa nga emrat më të njohur që marrin pjesë përfshijnë Amazon, Carrefour, Aldi, Nazih Group, Doubletree by Hilton, Lulu Hypermarkets, Emirates Airlines, Landmark Group, Aster Pharmacy, dhe shumë të tjerë.
Rëndësia e panairit
Ky event synon të eksplorojë mundësitë e përdorimit të kapacitetit të tepërt për linjat më të fitimprurëse dhe të nxisë bashkëpunimin midis aketrëve të ndryshëm të biznesit. Kjo do të ndihmojë pronarët e markave, menaxherët e kategorive, shpërndarësit, tregtarët, blerësit dhe zhvilluesit e produkteve që të zbulojnë produkte të reja dhe të fitojnë klientë të rinj me ofertën e tyre unike.
Private Label dhe Licensing Middle East gjithashtu organizon konferenca me pjesëmarrës nga sektori privat, që do të diskutojnë mbi tendencat më të fundit dhe studimet e rasteve në industrinë e tyre. Kjo ofron mundësi të çmuara për t’u rrejtizuar dhe për të mësuar nga ekspertët më të mirë në fushë.
Devolli Group, me pjesëmarrjen dhe sponsorizimin e saj në këtë panair, vazhdon të tregojë angazhimin ndaj inovacionit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ofrimit të produkteve të lartësisë për tregun global.