Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, mbrëmë në Hajvali.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te plagosja erdhi si pasojë e një përleshje mes dy familjeve.
“ Është raportuar për një përleshje në mes të dy familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë”, njofton policia.
Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar.
I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/