Derisa po mbanin mësim, dy nxënës u plagosën nga një plumb bredhës.
Ilir Pollomi nxënës i klasës së 11-të në shkollën e mesme teknike “Fan Noli” në Podujevë, dhe shoku i tij i bankës A.R janë ata që pësuan lëndime nga ky incident, njofton Klan Kosova.
Pollomi 18 vjeç që morri plagë në buzën e poshtme, tregon se të hënën shkoi në shkollë si çdo ditë, në 7:45, dhe rasti ndodhi pas pak minutash.
Ai thotë se nuk pa askënd duke shtënë, vetëm dëgjoi të shtënën nga jashtë.
Nga personeli i shkollës, Pollomi u shoqërua për në emergjencë, në QKUK ku edh morri ndihmën e parë.
Më pas, ku 18 vjeçar iu nënshtrua një operacioni në kirurgjinë maksillofaciale.
https://www.youtube.com/watch?v=5o-M2wT4rx4